Izraeli instalon laser me fuqi të lartë në aeroplanët civilë – mund të përgjojë dhe rrëzojë dronët, raketat

Azia

Izraeli instalon laser me fuqi të lartë në aeroplanët civilë – mund të përgjojë dhe rrëzojë dronët, raketat

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Izraeli ka provuar me sukses një laser ajror që mund të rrëzojë dronë në një përparim që mund të plotësojë sistemin e mbrojtjes i cili kapi mijëra raketa të hedhura nga Rripi i Gazës muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, shefi i kërkimit dhe zhvillimit ushtarak në ministrinë e mbrojtjes së Izraelit, Gjenerali Yaniv Rotem, tha se një prototip laser ishte montuar në një aeroplan civil Cessna dhe goditi dronë në vende të ndryshme mbi Detin Mesdhe ditët e fundit.

“Aftësia për të kapur dhe shkatërruar kërcënimet nga ajri është novatore”, citohet të ketë thënë Rotem para gazetarëve, “Izraeli është ndër vendet e para që përdor aftësi të tilla”.

Prototipi i zhvilluar me Elbit Systems dhe Forcën Ajrore Izraelite (IAF) u vlerësua nga Rotem si një “arritje teknologjike”, e cila siguroi një “hap kritik për zhvillimin e mëtejshëm”, raportoi The Jerusalem Post.

Gjatë provave, dronët nga rreth gjysmë milje larg u rrëzuan dhe Izraeli shpreson të vendosë një sistem në të ardhmen me një diapazon shumë më të madh për të kapur raketa dhe jo vetëm.

Deri më tani e paemëruar, arma me laser mund të jetë pjesë e sistemeve mbrojtëse në shumë nivele të Izraelit, të cilat përfshijnë sistemin Iron Dome që synon raketa me rreze të shkurtër dhe sistemin David’s Sling kundër raketave balistike, aeroplanëve të armikut dhe raketave me rreze të mesme dhe të gjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat