Mrekulli! Gruaja i shpëton mbytjes nga reshjet e dendura të shiut

Azia

Mrekulli! Gruaja i shpëton mbytjes nga reshjet e dendura të shiut

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:21
Kinë

Një grua i shpëtoi mrekullisht mbytjes pasi u rrëmbye nga ujërat e vrullshme në qytetin Zhengzhou të provincës Henan në Kinë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet gruaja teksa në përpjekje për të kaluar një rrugë, ku po vërshonte uji në niveli mbi gjurin e saj, humb kontrollin dhe rrëmbet nga rryma.

Një person tjetër që e shoqëron atë mundohet ta mbajë, por nuk ja del mbanë, ndërsa në ndjekje të gruas vihen më pas edhe banorë të tjerë që rastisën aty pranë.

Të paktën 25 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve në provincën me 90 milionë banorë Henan.

Shirat e rënë në tre ditët e fundit në kryeqytetin Zhengzhoi të kësaj province tejkaluan nivelin mesatar vjetor të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat