Gjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të lartë: U qëllua, pastaj u ther

Azia

Gjendet e vrarë në rrethana misterioze vajza e zyrtarit të lartë: U qëllua, pastaj u ther

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:39
Vajza e Noor Mukadam

Vajza e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Noor Mukadam u gjet e vrarë në një shtëpi në kryeqytetin Islamabad.

27-vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj prej 24 orëve.

E reja kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur në vend. “Ajo në fillim u qëllua, pastaj u ther”, tha një oficer policie.

Policia në Islamabad raportoi se djali që e shoqëroi Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën, i cili u arrestua nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 vjeçares.

Sipas raportimit të policisë, akti duket një vrasje me paramendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat