Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga përmbytjet në Indi

Azia

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nga përmbytjet në Indi

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:39
Rajonet më të prekura Maharashtra dhe Goa, 136 viktima

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara në Indi, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Dhjetëra mijëra vetë janë evakuuar nga zonat më të prekura.

Rajonet Goa dhe Maharashtra, janë më të prekurit dhe shumë persona besohet se janë zhdukur afër qendrës financiare, Mumbai. Deri më tani të paktën 136 persona kanë vdekur në Maharashtra, ndërsa në Goa, qindra shtëpi janë dëmtuar.

Besohet se shumë faktorë kanë ndikuar për vërshimet, mirëpo ndryshimet klimatike, të nxitura nga ngrohja globale, kanë rritur mundësitë shirave ekstrem. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë edhe Europën Perëndimore dhe disa pjesë të Kinës, në javët e fundit, ndërkohë Amerika Veriore është ndeshur me një valë të nxehti.

Periudha e shirave të rrëmbyeshëm në Indi zgjat nga qershori në shtator, pothuajse çdo vit. Rrëshqitjet e dheut kësaj here kanë bllokuar rrugë, ndërsa operacionet e shpëtimit përbëhen nga helikopterë, zhytës dhe ekipe të marinës.

Ekspertë për motin thonë se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe në ditët e ardhshme. Kryeministri, NarendraModi, u shpreh i pikëlluar për viktimat. “Situata në Maharashtra, për shkak të shiut, është duke u vëzhguar me kujdes dhe ndihma do të ofrohet për të prekurit”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat