Shkon në 164 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

Azia

Shkon në 164 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 06:15
Përmbytjet në Indi

Ka shkuar në 164 numri i viktimave që humbën jetën në përmbytjet masive të shkaktuara në Indi.

Sipas të dhënave të lëshuara nga qeveria e shtetit Maharashtra, nga 22 qershori deri më sot 164 persona kanë humbur jetën dhe 100 janë zhdukur si pasojë e shirave të mëdha që goditën shtetin perëndimor duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë.

Nga gjithsej 164 vdekje, zyrtarët thanë se numri më i lartë i viktimave është regjistruar në rrethin Raigad (71), ku rrëshqitjet e tokës ndodhën javën e kaluar.

Maharashtra dhe shtetet e tjera indiane aktualisht janë dëshmitarë të shirave muson që kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona dhe kanë lënë mijëra njerëz të bllokuar në shtet. Sipas shifrave zyrtare, si pasojë e përmbytjeve deri më tani janë evakuuar mbi 200 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat