Burri i lidhur rrihet publikisht nga talibanët në mes të Kabulit, i akuzuar për vjedhje të një celulari

Azia

Burri i lidhur rrihet publikisht nga talibanët në mes të Kabulit, i akuzuar për vjedhje të një celulari

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:00
Foto

Pamje të rënda shpërndaheshin sot ku një burrë rrihej publikisht në Kabul nga luftëtarët talibanë, sipas dënimeve të ashpra të ligjit musliman të Sheriatit, i akuzuar për vjedhjen e një celulari.

Rrahja me kamzhik kishte ndodhur në fundjavë para ministrisë së arsimit në kryeqytetin afgan, ku burri shihej që ulërinte në dhimbje nga goditjet në shpatulla, i lidhur në një shtyllë sinjalistike.

Pamjet vijën teksa Talibanët vendosën në fuqi masën e ndalimit të punës së grave, megjithse më parë kishin siguruar që do të tregoheshin të moderuar.

Kryetari i përkohshëm i bashkisë së Kabul ka thënë se vendet e punës në adminsitatë që mbaheshin nga gratë, tani do të merren nga burrat.

Gjatë udhëheqjes talibane të viteve 1990-të në Afganistan, militantët përfshinin në dënimet e tyre dhe ekzekutime apo gjymtime.

Por megjithse të mënjanuara nga qeveria e re gratë afgane kishin luftuar për të fituar të drejtat e tyre bazë në 20 vitet e fundit duke arritur të bëheshin avokate, deputete, pilote apo oficere policie.

Qindra prej tyre kishin hyrë në tregun e punës, shumica nga nevoja pasi ishin të veja apo mbajnë dhe burrat invalidë si rezultat i dy dekadave të konfliktit në vend.

Gjatë regjimit të parë taliban në vend në vitet 1996 deri në 2001, gratë ishin përjashtuar nga jeta publike dhe nuk mund të dilnin nga shtëpia nëse nuk shoqëroheshin nga një i afërm mashkull.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat