Luftanijet ruse në spektakël raketor pranë Japonisë pas shpalljes nga Tokio të sovranitetit mbi ishujt e kontestuar

Azia

Luftanijet ruse në spektakël raketor pranë Japonisë pas shpalljes nga Tokio të sovranitetit mbi ishujt e kontestuar

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:39
Foto

Luftanijet e Rusisë kanë mbajtur dje një shfaqje force me raketa në Detin e Japonisë pasi kryeministri i ri ka shpallur pretendimet mbi një grup ishujsh të pretenduar nga Moska.

Frigata gjigante ruse Varyag, mori pjesë në manovrat e zjarrit bashkë me raketa-lëshuesen  Admiral Tributs dhe 12 mjete mbështetëse.

Manovrat në atë që konsiderohet si “zona detare ekonomike” e Japonisë janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, por mendiat vendase thanë se ishte njëfarë “urim mirëseardhjeje” për kryeminsitrin e ri japonez  Fumio Kishida që bëri betimin javës që shkoi.

Zhvillimi vjen pasi Kishida bëri pretendimet për një pjesë të ishujve Kuril që ndajnë detin Okotsk nga oqeani Paqësor, në brigjet ruse të Lindjes së Largët.

Duke folur sot në parlamentin japonez, Kishida u zotua të zgjidhë kontestimet e ishujve, që datojnë prej Luftës II Botërore.

Por zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov, refuzoi pretendimet duke i quajtur ishujt “territor rus”.

Ndërkohë ministria ruse e mbrojtjes tha se në manovra Varyag kishte lëshuar 10 raketa kundër objektivave ajrore, me tre sistemet e saj lëshuese të njohur si Fort, Klinok e Osa.

Pamjet e publikuara të manovrave tregonin frigatën Varyag që qëllonte me mitralozin AK-630 dhe një top të rëndë arilerie të montuar në kuvertë.

Rusia e Japonia janë aktualisht në bisedime për ishujt Kuril, që janë një arqipelag vullkanik i zgjatur prej brigjeve japoneze deri pranë provincës ruse Kamchatka.

Historikisht pronësia e ishujve ka qenë e përbashkët mes perandorisë ruse dhe asaj japoneze sipas traktatit të Shimoda në 1855, shkruan britanikja Daily Mail.

Traktati i jep Japonisë kontrollin e katër ishujve jugorë dhe pjesën tjetër ia lë Rusisë.

Por në fund të Luftës II Botërore sovjetikët morën kontrollin e ishujve duke refuzuar pretendimet japoneze.

Kryeministri Kishida u tha sot ministrave: “Vendi ynë përfshin dhe territoret veriore, kjo çështje duhet zgjidhur e jo të lihet për gjenerratat e ardhshme”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat