Filipinet nën pushtetin e stuhive tropikale, të paktën 11 viktima

Azia

Filipinet nën pushtetin e stuhive tropikale, të paktën 11 viktima

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:53
Filipinet

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën edhe shtatë të tjera janë shpallur të zhdukur në Filipine pasi një uragan i fuqishëm solli shira të dendur dhe rrëshqitje toke. Gjashtë persona humbën jetën dhe dy të tjerë nuk gjenden në provincën e Benghazi-t.

“11 komunitete u përmbytën, por situata u qetësua të martën në mëngjes,” tha Rosellio Scheding, oficeri për komunikimin në provincën Kagayan për AFP.

Rrugët kryesore dhe urat vijojnë të jenë të përmbytura, shtoi ai, ndërsa bëri të ditur se uji ka nisur të tërhiqet ditën e sotme. Çdo vit, gati 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet duke shkatërruar të korrat dhe infrastrukturën dhe duke lënë miliona njerëz në varfëri.

Atmosfera e ngrohtë mban më shumë ujë dhe për këtë arsye ndryshimet klimaterike kanë nisur që të shkaktojnë shira në sasi ekstreme dhe përmbytje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat