Kina do të testojë 200 mijë mostra gjaku për origjinën e Covid-19

Azia

Kina do të testojë 200 mijë mostra gjaku për origjinën e Covid-19

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 23:58
Kinë

Autoritetet kineze kanë pranuar që të ekzaminojnë 200 mijë mostra gjaku të marra nga banorët e qytezës së Wuhan para shpërthimit të epidemisë së Covid deri në muajt e fundit të vitit 2019. Qëllimi është hedhja dritë se si dhe kur u shfaq për herë të parë koronavirusi dhe cila është origjina e tij. Mostrat e gjakut janë të ruajtura në qendrën e gjakut Wuhan dhe një kërkesë e tillë u bë që në shkurt të këtij viti nga OBSH.

Mostrat u ruajtën për 2 vjet, thanë zyrtarët kinezë në rast të padive për çështje të dhurimit të gjakut. Interesi më i madh është për mostrat e marra në muajt Tetor dhe Nëntor 2019, pasi shumica e ekspertëve mendojnë se virusi mund të ketë infektuar njerëzit përpara Dhjetorit.

Një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës i tha CNN se ka filluar përgatitja për të ekzaminuar këto mostra. Ato përmbajnë “të dhëna absolutisht vitale” tha Maureen Miller, një profesoreshë e asociuar e epidemiologjisë në Universitetin Columbia, duke i kërkuar Kinës që të lejojë edhe ekspertë të huaj të vëzhgojnë procesin. “Askush nuk do t’i besojë rezultatet që raporton Kina nëse nuk ka vëzhgues të kualifikuar,” shtoi ai.

Kina është shprehur e hapur për tua dorëzuar rezultateve ekspertëve të huaj. Ekspertët kinezë thonë se rasti i parë me Covid u raportua më 8 dhjetori 2019, por janë të shumtë ata që besojnë se infektimi ka filluar më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat