Një bombol gazi shkatërron të gjithë lagjen, shpërthimi i tmerrshëm kapet në kamera

Azia

Një bombol gazi shkatërron të gjithë lagjen, shpërthimi i tmerrshëm kapet në kamera

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:48
Foto

Shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në veri të Kinës, pati praktikisht efektin e një bombe: ngjarja që tronditi qytetin Shenyang, la të vdekur tre persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Pamjet dramatike tregojnë një re gjigande tymi e pluhuri në rrugë ku njerëzit ku vrapojnë drejt stehave të sigurta. Shpërthimi shkatërroi disa ndërtesa dhe automjete.

Në pamje shihen kalimtarë të shokur që shkundin nga rrobat copa xhami. Televizioni shteteror CCTV tha se ngjarja po hetohet, teksa ende nuk dihen rrethanat e saj.

Por në Kinë, shpërthimet e gazit nuk janë dicka e pazakontë, e kjo lidhet më së shumti me standartet e dobëta të sigurisë atje si dhe neglizhencën e madhe përsa i takon zbatimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat