Princesha e Japonisë feston ditëlindjen e fundit si anëtare e familjes perandorake

Azia

Princesha e Japonisë feston ditëlindjen e fundit si anëtare e familjes perandorake

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:56
Princesha Mako e Japonisë

Princesha Mako e Japonisë festoi ditëlindjen e saj të 30-të duke shënuar kështu ditëlindjen e fundit që do të kishte si anëtare e familjes perandorake përpara se të martohet me të fejuarin e saj javën e ardhshme.

Ligji perandorak i Japonisë parashikon që princesha të largohet nga familja mbretërore nëse martohet me një “të zakonshëm”, pasi anëtarët femra të familjes perandorake nuk mund të mbajnë statusin e tyre mbretëror pas martesës.

Fotografitë dhe videot e Makos duke shëtitur në tokat perandorake me motrën e saj më të vogël u publikuan nga Agjencia Imperial Household, por asnjë koment nuk u dha nga princesha se po festonte ditëlindjen e saj.

Fejesa trevjeçare mes princeshës Mako dhe Komuro u shënua me skandale dhe polemika, të cilat nisën kur një tabloid raportoi se Komuro ishte përfshirë në një skandal parash. Agjencia Imperial House tha në një konferencë shtypi të mbajtur në fillim të tetorit se Princesha Mako kishte pesuar çrregullim të stresit post-traumatik nga interesi  intensiv i mediave nën të cilin u bë fejesa e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat