6 viktima nga reshjet e dendura në Indonezi

Azia

6 viktima nga reshjet e dendura në Indonezi

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:57
Indonezi

Vërshime të reja nga reshjet e dendura në ishullin më të madh të Indonezisë, Xhava, ua kanë marrë jetën së paku gjashtë personave dhe tre të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Autoritetet vendase kanë raportuar për rrëshqitje dheu pas daljes së lumenjve nga shtretërit. Pesë shtëpi janë mbuluar nga rrëshqitja e dheut në Kota Batu.

Dheu i mori me vete pesëmbëdhjetë persona, por gjashtë prej tyre u shpëtuan më vonë prej ekipeve të zjarrfikësve.

Të mbijetuarit kanë treguar për tmerrin e përjetuar. Puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar për shkak të bllokimit të rrugëve. Druhet se numri i viktimave mund të ngrihet, pasi që ende ka rajone ku ekipet nuk ia kanë dalë të kenë qasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat