Tragjedi në Nigeri, 20 fëmijë humbin jetën në një zjarr që shpërtheu në një shkollë

Azia

Tragjedi në Nigeri, 20 fëmijë humbin jetën në një zjarr që shpërtheu në një shkollë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Foto

Të paktën 20 fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shkollë në Nigeri.

Kjo tragjedi ka ndodhur sot në qytetin Maradi. Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen sesi të rriturit dhe fëmijët mblidhen afër vendit ku ka ndodhur zjarri – ku edhe shihet tymi i zi.

Deri më tani nuk dihet çfarë e kishte shkaktuar zjarrin, dhe deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare nga personat kompetent.

Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku gjithashtu humbën jetën 20 fëmijë.

Në momentet kur objekti ishte përfshirë nga zjarri, nxënësit ishin brenda klasave duke vijuar mësimin – e drejtori i shkollës e kishte përshkruar si “katastrofë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat