Tërmeti i fortë 6.4 ballë trondit këtë shtet/ Dridhjet ndjehen në shumë vende

Azia

Tërmeti i fortë 6.4 ballë trondit këtë shtet/ Dridhjet ndjehen në shumë vende

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:23
Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti i së dielës kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballësh

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Iranin afër Bandar Abbas në jug të vendit, me lëkundjet që u ndjenë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite, thonë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët. 

Tërmeti, i cili ra në orën 15:38 me orën lokale të dielën (1208 GMT), ishte e përqendruar rreth 64 kilometra (39 milje) në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra (178 milje) në veri të Dubait.

Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti i së dielës kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballësh. Tërmeti kishte thellësi 18 kilometra, duke e bërë atë një tërmet të cekët.

Rreth 31,000 njerëz humbën jetën në dhjetor 2003 kur një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pranë qytetit Bam në Iranin juglindor, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë. Ekziston dhe rreziku për cunam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat