Përmbytjet në Indi, humbin jetën dhe zhduken dhjetëra persona

Azia

Përmbytjet në Indi, humbin jetën dhe zhduken dhjetëra persona

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur si pasojë e  përmbytjeve të ndodhura ditët e fundi në Indinë Jugore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen e 12 trupave të pajetë në Andhra Pradesh.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e 18 personave të tjerë.

Ndërkaq nga tetori e deri më tani dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në indi si pasojë e përmbytjeve dhe e rrëshkitjes së dherave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat