​Reshjet vdekjeprurëse në Indi, shkon në 30 numri i të vdekurve

Azia

​Reshjet vdekjeprurëse në Indi, shkon në 30 numri i të vdekurve

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 20:34
Indi

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur pas përmbytjeve të papritura në jug të Indisë, raportojnë mediet vendase, duke theksuar se tre autobusë janë marrë para nga ujërat e vrullshme të shiut.

Ekipet e shpëtimit gjetën rreth 12 kufoma nga tre autobusët që u përmbytën nga ujërat e vrullshme të shiut. Fati i të paktën 18 njerëzve është ende i panjohur, sipas The "NewsMinute".

Kushtet gjithnjë e më të paparashikueshme dhe ekstreme të motit, që kanë goditur Azinë Jugore vitet e fundit janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe janë përkeqësuar nga shpyllëzimi, thonë ekspertët.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në Indi që nga tetori nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirat e dendur.

Të paktën 42 njerëz u vranë muajin e kaluar nga reshjet e vrullshme, që goditën Indinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat