Rritet në 11 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë në Siberi

Azia

Rritet në 11 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë në Siberi

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:23
Siberi

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë akoma të zhdukur nga një aksident që ka ndodhur në një minierë në rajonin Kemerovo të Siberisë të enjten.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se atje ka shpërthyer një zjarr, shkruan Euronews.

Në momentin kur ka ndodhur incidenti të pranishëm në minierë ishin 285 persona, ka thënë guvernatori i Kemerovo, Sergei Tsivilyov.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha në një deklaratë se gjithsej 239 persona janë dalë në tokë, ndërsa rreth 50 minatorë janë bllokuar nën tokë.

Tsivilyov tha se 49 persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Shkaktari i zjarrit deri tani është akoma i panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat