Kim Jong-un u ndalon koreanëve veshjen e palltos së lëkurës, befason me arsyen

Azia

Kim Jong-un u ndalon koreanëve veshjen e palltos së lëkurës, befason me arsyen

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:52
Kim Jong-un

Koreja e Veriut ua ka ndaluar qytetarëve të veshin pallto lëkure, pasi kjo veshje u bë e preferuara e liderit Kim Jong-un.

Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishin të etur të tregojnë besnikërinë ndaj liderit suprem.

Por së fundmi, ky “imitim” duket se ka irrituar liderin, kjo pasi “policia e modës” ka zbarkuar nëpër rrugët e qyteteve të Koresë së Veriut, për të kontrolluar qytetarët nëse kanë veshur pallto lëkure – që po konsiderohet si minim i autoritetit të liderit Kim.

“Veshja e rrobave që ngjasojnë me ato të liderit, cilësohen si sfidë për autoritetin më të lartë”, ka thënë një burim për Radio Azia e Lirë.

“Kanë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, ka shtuar burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat