Tërmet prej 6.1 shkallësh godet zonën kufitare Indi-Mianmar

Azia

Tërmet prej 6.1 shkallësh godet zonën kufitare Indi-Mianmar

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 goditi zonën kufitare të Indisë dhe Mianmarit

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 goditi zonën kufitare të Mianmarit dhe Indisë herët këtë mëngjes, njoftoi Qendra Kombëtare Indiane për Sizmologji.

Tërmeti u ndje në Chittagong, Bangladesh dhe madje edhe në Kalkuta në Indinë lindore, sipas deklaratave të dëshmitarëve të postuara në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe përdoruesve të Twitter.

“Shumë i fortë”, tha një dëshmitar në Chittagong, i cili është rreth 184 km në perëndim të epiqendrës së tërmetit, raporton reuters.

EMSC përcaktoi magnitudën e tërmetit në 5.8 ballë, duke i dhënë më parë një magnitudë 6.0 dhe tha se epiqendra ishte rreth 126 km në juglindje të Aizawl në Indinë verilindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat