Marina amerikane shpëton dy iranianë në Detin e Omanit

Azia

Marina amerikane shpëton dy iranianë në Detin e Omanit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Deti i Omanit, fotografi ilustruese.

Marina e Shteteve të Bashkuara tha më 28 nëntor se ka shpëtuar dy marinarë iranianë, të cilët kishin mbetur në Gjirin e Omanit me një anije peshkimi për tetë ditë.

Një anije e Marinës amerikane u dërgua më 27 nëntor në vendin e ngjarjes, pasi u pranuan informata se dy marinarët kishin humbur në det.

Dy personat e shpëtuar janë në “gjendje të mirë”, tha Marina amerikane.

Ata më pas janë transportuar në një anije të rojeve bregdetare të Omanit dhe më pas janë dërguar në spital në Muskat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat