Tajvani: Avionët kinezë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore

Azia

Tajvani: Avionët kinezë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:43
Avioni kinez I tipit H-6, që ka kapacitete bërthamore. Fotografi nga arkivi.

Forcat ajrore të Tajvanit u vendosën në gjendje gatishmërie më 28 nëntor, teksa 27 avionë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të këtij ishulli, tha Ministria e Mbrojtjes.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit thuhet se në mesin e avionëve që hynë në zonën ajrore të Tajvanit ishin edhe pesë bombardues H-6, që kanë kapacitete bërthamore, dhe 18 avionë luftarakë.

Avionët fluturuan mbi bregdetin jugor deri në Kanalin Bashi.

Kina nuk ka komentuar lidhur me këtë njoftim të Tajvanit.

Tajvani, që Pekini e sheh si provincë kineze, gjatë vitit të fundit është ankuar disa herë se avionët luftarakë kinezë kanë fluturuar afër ishullit, shpesh kanë fluturuar shumë afër ishujve Pratas, që kontrollohen nga Tajvani.

Tajvani në tetor ka thënë se pothuajse 150 avionë kinezë kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore, që është më e gjerë se hapësira ajrore e Tajvanit. Sipas Tajvanit, kjo ndodhi gjatë një periudhe katër ditore, kur Kina po shënonte festat kombëtare./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat