Kina thotë se 85% e qytetarëve të saj do të flasin gjuhën Mandarine deri më 2025

Azia

Kina thotë se 85% e qytetarëve të saj do të flasin gjuhën Mandarine deri më 2025

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:41
Një nxënës duke marrë shënime në Pekin. Fotografi nga arkivi.

Kina është duke lansuar një fushatë agresive për të promovuar gjuhën Mandarine, duke thënë se 85 për qind e qytetarëve do të përdorin gjuhën kombëtare deri më 2025.

Ky vendim mund të rrezikojë dialeketet rajonale kineze siç janë Kantonese dhe Hokkein, ashtu sikurse gjuhët e minoriteteve sikurse tibetiane, mongole dhe ujgure.

Në vendimin e Këshillit Shtetëror në Kinë, është thënë se përdorimi i dialektit Mandarin apo “gjuhës së përbashkët”, nuk është i balancuar dhe duhet të përmirësohet për të përmbushur kërkesat e ekonomisë moderne.

Kritikët kanë shfaqur pakënaqësi për këto ndryshime në sistemin e edukimit dhe sektorin e punësimit, duke thënë se mund të zhdukë rolin e gjuhëve të minoriteteve.

Sipas tyre, kjo fushatë synon të shkatërrojë kulturat që nuk janë të njëjta me grupin etnik dominant, Han.

Përveç vitit 2025, në politikat e reja është thënë se deri më 2035, dialekti Mandarin do të bëhet universal në zonat rurale, përfshirë ato me minoritete./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat