Koreja e Jugut regjistron numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Azia

Koreja e Jugut regjistron numër rekord të rasteve ditore me COVID-19

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 06:28
Ilustrim

Koreja e Jugut ka raportuar 5.266 raste të tjera me COVID-19, që është shifra më e madhe ditore e rasteve të reja që nga janari i vitit 2020.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 arriti në 457.612. Vendi aziatik gjithashtu raportoi 47 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 3.705. Për më tepër, numri i pacientëve në gjendje kritike gjithashtu ka shënuar rritje me 733 persona të hospitalizuar në 24 orët e fundit.

Pas rritjes së rasteve dhe viktimave, presidenti Moon Jae-in shtyu planet e qeverisë së tij për të lehtësuar masat nga mesi i dhjetorit. “Rruga drejt kthimit gradual në normale nuk është e lehtë dhe rreziku rreth llojit të ri Omicron është në rritje”, ka thënë Moon për agjencinë e lajmeve Yonhap.

Koreja e Jugut dje gjithashtu konfirmoi pesë rastet e para të llojit Omicron. Sipas autoriteteve shëndetësore, një çift që vizitoi Nigerinë muajin e kaluar dhe tre njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitiv në llojin Omicron në testet e sekuencës gjenetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat