Talibanët shpërbëjnë Komisionin Zgjedhor në Afganistan

Azia

Talibanët shpërbëjnë Komisionin Zgjedhor në Afganistan

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Talibanët kanë shpërbërë Komisionin Zgjedhor të Afganistanit, një panel që mbikëqyrte sondazhet gjatë administratës së mëparshme të mbështetur nga perëndimi, thotë një zëdhënës i qeverisë.

“Nuk ka nevojë që këto komisione të ekzistojnë dhe të funksionojnë. Nëse ndonjëherë ndjejmë nevojë, Emiratet Islamike do t’i ringjallën këto komisione.”, tha të shtunën zëdhënësi Bilal Karimi, duke iu referuar Komisionit të Pavarur Zgjedhor (IEC) dhe Komisionit të Pavarur për Ankesa Zgjedhore.

E themeluar në vitin 2006, IEC ishte mandatuar për të administruar dhe mbikëqyrur të gjitha llojet e zgjedhjeve, përfshirë ato presidenciale, sipas faqes së internetit të komisionit.

“Ata e kanë marrë këtë vendim me nxitim … dhe shpërbërja e komisionit do të kishte pasoja të mëdha,” tha Aurangzeb, i cili drejtoi panelin deri në rënien e regjimit të mëparshëm, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Nëse kjo strukturë nuk ekziston, unë jam 100 për qind i sigurt se problemet e Afganistanit nuk do të zgjidhen kurrë pasi nuk do të ketë zgjedhje,” tha Aurangzeb, i cili si shumë afganë mban vetëm një emër.

Halim Fidai, një politikan në regjimin e mëparshëm, tha se vendimi për të shpërndarë komisionin zgjedhor tregon se talibanët “nuk besojnë në demokraci”, shkruan Aljazeera.

“Ata janë kundër të gjitha institucioneve demokratike. Ata e marrin pushtetin përmes plumbave dhe jo me fletë votimi,” tha Fidai, i cili ishte guvernator i katër provincave gjatë 20 viteve të fundit.

Para marrjes së pushtetit nga talibanët, disa zyrtarë të komisionit zgjedhor u vranë nga grupe të armatosura. Karimi tha se autoritetet kishin shpërbërë gjithashtu dy departamente qeveritare këtë javë, Ministrinë e Paqes dhe Ministrinë e Çështjeve Parlamentare. Talibanët tashmë e kanë mbyllur Ministrinë e Çështjeve të Grave të administratës së mëparshme dhe e kanë zëvendësuar atë me Ministrinë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat