Moti keq godet Japoninë/ Bllokohet autostrada, anulohen fluturime probleme në rrjetin hekurudhor

Azia

Moti keq godet Japoninë/ Bllokohet autostrada, anulohen fluturime probleme në rrjetin hekurudhor

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Dëbora e rëndë në veri dhe perëndim të Japonisë ka shkaktuar bllokime të trafikut, anullime të fluturimeve dhe trazira në shërbimet hekurudhore.

Masa e reshjeve ishte në shifra rekord në disa zona, por deri tani nuk ishin raportuar vdekje ose plagosje, tha zëdhënësi qeveritar Hirokazu Matsuno duke paralajmëruar mot të ngjashëm dhe të martën.

Autostrada e rajonit Shiga ishte mbyllur prej “automjeteve të bllokuara”, shtoi Matsuno, teksa në pamjet e mediave shiheshin radhë të gjata automjetesh.

“Një motiv presioni të fortë atmosferik po shkakton dëborë të rëndë, kryesisht ne detin e Japonisë dhe në zonat veriore e perëndimore, disa prej të cilave kishin reshje rekord”, tha zyrtari.

Ai kërkoi rritje të kujdesit e vigjilencës edhe për të martën, teksa dëbora pritet të vijojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat