Izraeli do t’i hapë kufijtë për turistët e vaksinuar

Azia

Izraeli do t’i hapë kufijtë për turistët e vaksinuar

Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:10
Flamuri i Izraelit

Iraeli po rihapet për turistët duke lejuar që personat e vaksinuar kundër COVID-19 që të hyjnë në këtë shtet që nga 9 janari.

Kështu ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Izraelit të hënën (3 janar).

Ky lehtësim i masave kufizuese vlen për turistët që udhëtojnë nga vendet që nuk janë të kategorizuara “me rrezik të lartë”.

Izrali i kishte ndaluar vizitat e turistëve të huaj për shkak të rrezikut nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që konsiderohet të jetë më i transmetueshëm.

Vendimi i të hënës erdhi pasi ekspertët vendosën që rregullativa nuk kishte më kuptim pasi varianti Omicron vetëm se është duke u shpërndarë me shpejtësi brenda vendit.

Lehtësimi i masave erdhi pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u takua me disa ministra të qeverisë së tij.

Turistët që arrijnë në Izrael duhet të qëndrojnë 24 orë të karantinuar ose derisa të rezultojnë negativ në një test për COVID-19 me një test PCR.

Sipas rregullave të Izraelit, vetëm ata që i kanë pranuar dozat e vaksinës brenda gjashtë muajve të kaluar ose ata që kanë pranuar doza përforcuese konsiderohen të vaksinuar.

Vendimi vlen edhe për ata që janë shëruar nga COVID-19./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat