Kina raporton rënie të madhe të virusit në qytetin e mbyllur Xi'an

Azia

Kina raporton rënie të madhe të virusit në qytetin e mbyllur Xi'an

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Kina raportoi të mërkurën një rënie të madhe të infeksioneve COVID-19 në qytetin verior të Xi'an, i cili ka qenë nën një bllokim të rreptë për dy javët e fundit që ka ndërprerë ndjeshëm jetën e 13 milionë banorëve të tij.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi  për vetëm 35 raste të reja në Xi'an, vendi i statujave të famshme të luftëtarëve Terrakota së bashku me industritë kryesore, nga 95 raste që ishin një ditë më parë.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se ata në thelb kanë arritur qëllimin për të ndalur transmetimin në komunitet sepse rastet e reja ishin mes njerëzve tashmë të karantinuar.

Rënia ka vazhduar pasi rastet e reja ditore arritën në 100, gjë që i kishte shtyrë zyrtarët të mbanin dhe në disa raste të shtrëngonin kufizimet për njerëzit që largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Xi'an ka raportuar më shumë se 1,600 raste, por asnjë vdekje në rritjen e rasteve të fundit. Ky është një numër i vogël në krahasim me shpërthimet në vendet e tjera, një shenjë se strategjia e "tolerancës zero" të Kinës për karantinimin e çdo rasti, testimin masiv dhe përpjekjen për të bllokuar infeksionet e reja nga jashtë e ka ndihmuar atë të përmbajë shpërthime të mëdha.

Bllokimet, sidoqoftë, janë shumë më të rrepta se çdo gjë që shihet në Perëndim, dhe kanë ndikuar  jashtëzakonisht në ekonomi dhe kanë ndërprerë jetën e miliona njerëzve.

Lajmet për njerëzve në qytetin Xi'an që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, që janë refuzuar në spitale për shkak të mungesës së rezultateve të testit COVID-19 janë përhapur në internet.

Ndr to ishte lajmi për një grua shtatzënë që ndjeu dhimbje në stomak ditën e Vitit të Ri, por nuk u lejua në spital, sipas një postimi nga mbesa e gruas që u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.

Gruaja priti jashtë spitalit në një stol plastik rozë derisa filloi t’i rrjedh gjak. Në një video të realizuar nga bashkëshorti i saj, e cila qarkulloi gjerësisht, një pellg gjaku dallohej nga këmbët e saj.

Ajo më në fund u fut në spital pasi punonjësit mjekësorë panë gjakun, por fetusi tashmë kishte vdekur, thuhej në postim.

AP nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur videon. Mbesa e gruas nuk iu përgjigj mesazheve të lëna në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Një qytet tjetër, Yuzhou në provincën Henan, u izolua gjithashtu gjatë fundjavës pas zbulimit të tre rasteve asimptomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat