Indi, numri i rasteve ditore me COVID-19 shkon mbi 246 mijë

Azia

Indi, numri i rasteve ditore me COVID-19 shkon mbi 246 mijë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 07:10
Ilustrim

Në Indi rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19) shkuan mbi 246 mijë.

Sipas lajmeve të "Hindustan Times", në Indi janë regjistruar 246.912 raste të reja, ku në 2 javët e fundit është rritur me shpejtësi numri i rasteve me COVID-19.

Sipas kësaj, që nga maji 2021 është regjistruar numri më i lartë ditor i rasteve.

Numri i rasteve ditore, i cili ishte rreth 20 mijë më 31 dhjetor, u rrit në 200 mijë brenda 2 javëve. Me 46.723 raste, Maharashtra është shteti me më shumë raste.

Në Indi deri më sot 36.317.927 persona janë prekur nga COVID-19 dhe 485.035 persona tjerë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat