Filipinet forcojnë flotën e saj, blejnë 32 helikopterë të rinj amerikanë Black Hawk

Azia

Filipinet forcojnë flotën e saj, blejnë 32 helikopterë të rinj amerikanë Black Hawk

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Filipinet po blejnë 32 helikopterë luftarak amerikanë S-70i Black Hawk, me qëllim që të forcojnë flotën e saj për reagim të shpejtë, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Siç raporton Reuters, Filipine po i blejnë helikopterët për 620 milionë dollarë nga kompania amerikane Sikorsky Aircraft, që njëherit është nën pronësi të një kompanie tjetër amerikane – Lockheed Martin.

Manila zyrtare prej dekadash po tenton të modernizoj pajisjet ushtarake që i kanë helikopterët nga lufta e Vietnamit, si dhe anijet që datojnë qysh nga Lufta e Dytë Botërore që janë shfrytëzuar nga Shtetet e Bashkuara.

Helikopteri i parë i ri S-70i do të arrijë vitin e ardhshëm, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Delfin Lorenzan në profilin e tij në Facebook.

Fluturaket e tjera sipas tij do të dorëzohen në tri faza – 10 helikopterë në vitin 2024, 10 në 2025 dhe të tjerët në 2026.

Qeveria e Filipineve vitin e kaluar përfundoi marrëveshjen për porosinë e 16 Black Hawk, që do të zëvendësojnë flotën Bell UH-1H të helikopterë që ushtria e atjeshme i përdor.

Më herët Filipine porositën dy luftanije nga gjiganti jugkorean Hyundai Heavy Industries, me një çmim prej 556 milionë dollarë.

Ndërkohë, në Filipine këto ditë kanë arritur helikopterët e parë turk T129 ATAK, që i kishte porositur kohë më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat