Kina thotë se më shumë se 3,000 qytetarë të saj janë larguar nga Ukraina

Azia

Kina thotë se më shumë se 3,000 qytetarë të saj janë larguar nga Ukraina

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:02
Kolona e veturave në largim nga Kievi, Ukrainë. 24 shkurt, 2022.

Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë janë zhvendosur në mënyrë të sigurtë në vendet fqinje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë për media të enjten.

Ndryshe nga shumë vende, Kina nuk u tha afërsisht 6,000 qytetarëve të saj në Ukrainë që të largoheshin para nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Më vonë, shumë qytetarë kinezë u evakuuan në rrugë tokësore.

"Ajo që dua t'u them të gjithëve është se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe sigurisë së shtetasve kinezë në Ukrainë dhe është e shqetësuar në çdo kohë nëse ata janë në siguri apo rrezik," tha zëdhënësi Wang Wenbin në konferencën e përditshme më 3 mars.

Ai falënderoi vendet fqinje me Ukrainën që lejuan kinezët të hynin dhe të qëndronin atje përkohësisht. Ai nuk identifikoi asnjë shtet.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke u goditur më pas me një valë sanksionesh nga shtetet perëndimore.

Kina është në pozitë të vështirë diplomatike që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, pasi ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, që është një aleate e ngushtë e Pekinit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat