Kim Jong-un mbikëqyr testimin e raketës, ushtria gjuan dy predha

Azia

Kim Jong-un mbikëqyr testimin e raketës, ushtria gjuan dy predha

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:27
Kim Jong-un

Koreja e Veriut ka testuar një sistem të ri armësh, nën mbikëqyrjen e liderit Kim Jong-un, që pretendon se do të rrisë efikasitetin e armëve taktike bërthamore.

“Arma taktike e tipit të ri ka një rëndësi të madhe në përmirësimin drastik të fuqisë së zjarrit të njësive të artilerisë me rreze të gjatë të vijës së parë dhe rritjen e efikasitetit në funksionimin e armëve taktike”, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve herët të dielën.

Ushtria e Koresë së Jugut tha të dielën se Koreja e Veriut kishte gjuajtur dy predha në brigjet e saj lindore drejt detit të shtunën, shkruan theguardian.

Image
Kim Jong-un

Predha, të lëshuara nga rajoni Hamhung rreth orës 18:00 fluturuan 110 km (68 milje) në një lartësi maksimale prej 25 km me shpejtësi maksimale nën 4 Mach, thanë shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut tha se Kim i dha një ekipi kërkimor ushtarak “udhëzime të rëndësishme për ndërtimin e mëtejshëm të aftësive të mbrojtjes dhe forcave luftarake bërthamore”.

Të premten, Koreja e Veriut shënoi ditëlindjen e liderit themelues të Koresë së Veriut, gjyshit të Kim, Kim Il-sung, me një procesion të madh publik, fishekzjarre dhe vallëzime të sinkronizuara – por pa paradë ushtarake siç kishin parashikuar shumë vëzhgues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat