Pheniani teston një armë të re që forcon aftësinë bërthamore të vendit

Azia

Pheniani teston një armë të re që forcon aftësinë bërthamore të vendit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 21:10
Kim Jong Un

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një armë taktike të prodhuar rishtazi. Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha të dielën se udhëheqësi Kim Jong Un vëzhgoi lëshimin e saj, një armë që sipas Phenianit, do të forcojë operacionet e forcave taktike bërthamore të vendit.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte vënë re dy lëshime.

Ato janë më të fundit në një seri aktivitetesh testimi kryer nga Koreja e Veriut.

Ekspertët e huaj thonë se këto armë synojnë të zgjerojnë arsenalin bërthamor të vendit dhe të rrisin trysninë ndaj rivalëve të tij, ndërkohë që bisedimet për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean mbeten të bllokuara./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat