Japonia do të dërgojë maska gazi, kostume hazmat dhe dronë në Ukrainë, mes shqetësimeve në rritje për përdorimin e armëve kimike nga ushtria ruse.
Ministri japonez i Mbrojtjes Nobuo Kishi, tha se Japonia po dërgon pajisjet anti-kimike të luftës me kërkesë të qeverisë ukrainase.
Japonia muajin e kaluar i ofroi Ukrainës jelekë antiplumbë, helmeta dhe pajisje të tjera armësh jo vdekjeprurëse, si përjashtim nga ndalimi i Tokios për eksportet e armëve në vendet në konflikt.
Dërgesa ka ngritur polemika në Japoni, kushtetuta pacifiste e së cilës heq dorë nga lufta.