Japoni: Vazhdojnë kërkimet pas zhdukjes së barkës

Azia

Japoni: Vazhdojnë kërkimet pas zhdukjes së barkës

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:24
Flamuri japonez.

Ekipet e shpëtimit në Japoni kanë thënë se shtatë njerëz janë gjetur pasi një barkë e turistëve me 26 persona në bord është zhdukur në ishullin Hokaido.

Autoritetet kanë humbur kontaktet me barkën pas dërgimit të sinjalit për fatkeqësi në mesditën e së shtunës.

Rojet bregdetare nuk kanë konfirmuar nëse personat që janë gjetur kanë qenë ende gjallë.

Barka Kazu 1, besohet se është nisur në një udhëtim tre-orësh në Gadishullin Shiretoko.

Ajo zonë është e mbrojtur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe vizitat me barka janë të shpeshta pasi aty mund të shihen shumë gjallesa ujore.

Në kuadër të përpjekjeve për shpëtim janë angazhuar helikopterë, anije patrulluese dhe zhytës.

Në mesin e pjesëtarëve të bordit kanë qenë edhe dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat