​COVID-19, Kina siguron ndalimin e variantit Omicron

Azia

​COVID-19, Kina siguron ndalimin e variantit Omicron

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Kina siguroi se nuk do ta pushojë luftën kundër Covid-19 duke bllokuar avancimin e variantit Omicron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me frikën e bllokimit të Pekinit, i ngjashëm me Shangain, tha se ”përballë variantit Omicron, Kina nuk do të dorëzohet”.

Wang pranon ndikimin në ekonomi të rishfaqjes së varianteve të reja të Covid-19.

”Qeveria po përpiqet dhe vlen të theksohet se me variantin Delta Kina ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

”Ne me siguri do të fitojmë sërish duke dhënë kontribute më të mëdha për botën”, shtoi Wang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat