Aksidenti ajror ku u vranë 66 njerëz u shkaktua nga cigarja e pilotit, thonë hetimet

Azia

Aksidenti ajror ku u vranë 66 njerëz u shkaktua nga cigarja e pilotit, thonë hetimet

Më: 27 prill 2022 Në ora: 20:50
Piloti i avionit

Një avion i linjave EgyptAir që u përplas teksa fluturonte drejt Kairos duke vrarë të gjithë 66 njerëzit që ishin në bord, u rrëzua nga cigarja e pilotit në kabinë që më pas shkaktoi një zjarr, u tha në një raport të ri mbi ngjarjen.

Avioni po fluturonte më 19 maj 2016, nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris drejt aeroportit ndërkombëtar të Kairos, kur u rrëzua diku mes ishullit grek të Kretës dhe veriut të Egjiptit.

Por zyra franceze e hetimit të aviacionit civil ka arritur tashmë në konkluzionin se piloti Mohamed Said Shoukair i cili po tymoste në kabinën e avionit Airbus A320, kishte shkaktuar një zjarr të nxitur gjithashtu nga rrjedhja prej një maske oksigjeni në kabinë.

Katastrofa ajrore shkaktoi vdekjen e 56 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit, mes tyre 12 francezë, 30 egjiptianë, dy irakenë, një kanadez dhe një britanik.

Autoritetet egjiptiane kishin thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një sulmi terrorist duke pretenduar se gjurmë eksplozivi ishin gjetur në trupat e viktimave, por supozimet janë hedhur poshtë.

Në vitin 2018, agjencia franceze e aviacionit BEA tha se fluturimi ishte rrëzuar prej një zjarri në bord, bazuar në analizat e kutive të zeza të avionit. Këto të fundit u rekuperuan nga uji prej marinës geke dhe amerikane.

Në mars 2022, raporti francez tha se një rrjedhje oksigjeni nga maska e pilotit ka qenë shkaku i zjarrit, sipas tyre prej regjistrimit të zhurmës së daljes së oksigjenit.

Maska e oksigjenit në fjalë ishte zëvendësuar disa ditë para tragjedisë, por për arsye të panjohura ishte vendosur në pozicionin e “emergjencës,” që sipas manualit të Airbus, mund të shkaktojë rrjedhje oksigjeni.

Në kohën e aksidentit pilotët e EgyptAir lejohej të tymosnin në kabinën e pilotimit, çka e kombinuar me rrjedhjen e oksigjenit, krijojnë kushtet për zjarr, sipas ekspertëve francezë të aviacionit.

Avioni i përplasur është tashmë objekt i një padie për vrasje nga pakujdesia në gjykatën e Apelit në Paris.

Egjipti ka hartuar raportin e tij në 2018 mbi ngjarjen duke hedhur poshtë pretendimet e BEA, duke i quajtur “të pabaza.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat