Kinë, 38 vdekje nga Covid-19 në Shangai në 24 orët e fundit

Azia

Kinë, 38 vdekje nga Covid-19 në Shangai në 24 orët e fundit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:13
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore të Shangait thonë se 38 pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit nga komplikimet e Covid-19, nëntë më pak se një ditë më parë.

Rastet e reja të koronavirusit në qendrën ekonomike të Kinës lindore arrijnë në 7,872. 

Prej tyre, 788 janë pacientë me simptoma të sëmundjes dhe 7084 bartës asimptomatikë të virusit.

Për krahasim, 24 orë më parë, 10,181 infeksione të reja ishin raportuar në Shangai (1,249 pacientë me simptoma Covid-19 dhe 8,932 bartës asimptomatikë të virusit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat