Koreja Veriore lanson raketë të re balistike, vjen reagimi nga fqinji i saj

Azia

Koreja Veriore lanson raketë të re balistike, vjen reagimi nga fqinji i saj

Më: 4 maj 2022 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë Jugore sot dënoi ashpër masën e Koresë Veriore për të testuar një raketë balistike dhe i bëri thirrje fqinjit të saj verior që t'i kthehet dialogut, tha zyra presidenciale.

Koreja Veriore lansoi një raketë balistike drejt detit pranë bregut lindor të saj herët këtë mëngjes, tha selia ushtarake e Koresë së Jugut.

Raketa fluturoi rreth 470 kilometra në një lartësi maksimale prej 780 kilometrash, njoftoi ushtria e Koresë Jugore.

Një javë më parë, Pheniani tha se do të zhvillonte forcat e tij bërthamore "sa më shpejt të jetë e mundur".

Pheniani ka lëshuar më shumë se dhjetë raketa provë që nga fillimi i vitit dhe një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në mars, për herë të parë që nga viti 2017.

Me sa dihet, ky është testi i 14-të i raketës këtë vit dhe pak ditë para se presidenti i sapo zgjedhur i Koresë Jugore, Yoon Suk-yeol, të merr detyrën më 10 maj.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Forcave të Armatosura të Koresë Jugore (JCS) thanë se raketa u lëshua nga një zonë e Phenianit e njohur si Sunan.

Sunan është gjithashtu shtëpia e aeroportit ndërkombëtar nga i cili Koreja Veriore pretendon se raketa e saj më e madhe balistike ndërkontinentale (ICBM), Hwasong-17, u lansua më 24 mars.

Seuli i konsideron lëvizjet e Phenianit një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Gadishullin Korean, por edhe ndërkombëtarisht.

Pheniani ka nisur së fundmi eksperimente ushtarake, duke përfshirë një lëshim provë të një rakete me rreze të gjatë veprimi për herë të parë që nga viti 2017.

Seuli dhe Uashingtoni ndajnë pikëpamjen se është e mundur që vendi po përgatitet për një raund të ri të testimit të armëve bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat