​Dy burrat rrihen për vdekje pas akuzave se “për vrasjen e një lope” në Indi

Azia

​Dy burrat rrihen për vdekje pas akuzave se “për vrasjen e një lope” në Indi

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:52
Rrahje në Indi

Dy persona kanë vdekur pasi janë sulmuar nga një turmë njerëzish në Indi, nën “akuzat” se kanë mbytur një lopë.

Incidenti ndodhi në zonën Seoni të rajonit indian Madhya Pradesh, ku gjithashtu një burrë i tretë ishte plagosur.

Policia tha se turma prej 20 vetash kishte vizituar Sampat Batti e Dhansa, që i përkisnin një tjetër fisi vendas, duke i akuzuar se kishin therë kafshën.

Pas konfliktimit dy burrat ishin rrahur brutalisht dhe vdiqën gjatë rrugës për në spital, shkruan NDTV.

Policia më pas mori në pyetje të dyshuarit dhe rrjedhimisht ngriti akuza ndaj 20 prej tyre, gjashtë prej të cilëve u akuzuan për vrasje. Mediat raportonin se një sasi e madhe mishi ishte gjetur në shtëpinë e viktimave.

“Dy burra kanë vdekur. Besohet se grupi prej 15-20 shkuan në shtëpinë e viktimave, i akuzuan për vrasjen e lopës dhe i sulmuan. Dy viktimat kishin vdekur gjatë rrugës për në spital, ndërsa një i tretë pësoi plagë të lehta”, tha kreu i policisë SK Maravi.

Ndryshe, janë disa grupe vullnetarësh të krijuar vitet e fundit që pretendojnë të ndalojnë vjedhjen e lopëve, si dhe mbrojtjen e ligjit kundër therjes së lopëve në disa shtete të Indisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat