Qielli mbi Kinë bëhet i kuq, qytetarët të shqetësuar për zjarr masiv

Azia

Qielli mbi Kinë bëhet i kuq, qytetarët të shqetësuar për zjarr masiv

Më: 9 maj 2022 Në ora: 21:35
Qielli mbi Kinë bëhet i kuq

Qytetarët e qytetit port të Kinës Zhoushan u përballën me një gjë të pazakonshme, sepse qielli i tyre u bë i kuq.

Qielli i kuq shkaktoi panik te qytetarët, të cilët e regjistruan fenomenin dhe e shpërndanë në rrjetet sociale.

Sipas disa raporteve, kjo shkaktoi shqetësime për një zjarr masiv, raporton MoneyControl.

Natyra e fenomenit gjithashtu i shtyu përdoruesit e Twitterit të dilnin me teori të ndryshme, disa e quajtën atë një shenjë apokaliptike, derisa për të tjerët ishte thjeshtë një iluzion.

Megjithatë, teoritë u pushuan pasi autoritetet shpjeguan se thyerja dhe shpërndarja e dritës kanë bërë që qielli të merr ngjyrë të kuqe.

Sipas raportimeve nga mediat lokale kineze, stafi i byrosë meteorologjike tha se kjo kishte të bënte me motin.

“Kur kushtet e motit janë të mira, më shumë ujë në atmosferë formon ‘aerosole’ të cilat thyejnë dhe shpërndajnë dritën e anijeve të peshkimit dhe krijojnë qiellin e kuq”, thuhet në raportin e tyre.

Ndërkaq, media kineze CCTV ra në kontakt me një kompani lokale peshkimi, e cila konfirmoi se drita i përkiste njërës prej varkave të tyre dhe thyerja bëri që mbulesa e trashë e mjegullës të bëhej e kuqe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat