Policia në Indonezi përdor ujë me presion, gaz lotsjellës ndaj protestuesve të reformës së territorit

Azia

Policia në Indonezi përdor ujë me presion, gaz lotsjellës ndaj protestuesve të reformës së territorit

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:10
Protesta në Indonezi

Policia në Indonezi përdori sot pompa uji me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në provincën Papua që kundërshtojnë reformën e ndarjes së territorit.

Mijëra protestues u mblodhën gjithashtu në disa qyteza rreth qendrës Jaiapura të cilën qeveria kërkon ta ndajë në disa provinca të ndryshme, në dukje prej aktivitetit rebel.

Autoritetet thonë se në këtë mënyrë vendi do të qeveriset më mirë por banorët e Papua thonë se lëvizja forcon kontrollin e qeverisë ndaj rajonit të pasur me minerale.

Në mars dy njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën në një protestë kundër planeve të ngjashme  në qytezën Iahukimo në Papua.

Sot autoritetet përdorën pompat e ujit  në disa protesta në periferi të Jaiapura, tha kreu i policisë kombëtare Gatot Repli Handoko për rrjetin AFP.

“Studentët kishin bllokuar rrugën dhe po trazonin publikuan kështu që oficerët hapën bllokadën duke përdorur ujin me presion”, tha ai.

Në imazhet e regjistruara shiheshin policë me veshje të rënda dhe dëgjoheshin të shtëna armësh.

Autoritetet thanë se më shumë se 1,000 policë ishin dërguar në protestat në Papua.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat