Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan bëhet president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Azia

Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan bëhet president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:13
Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

Këshilli i Lartë Federal i Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhi të shtunën sundimtarin e Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, si president të ri të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu, Sheikh Mohammed (61) u bë presidenti i tretë i Emirateve të Bashkuara Arabe ndërsa raportohet se ai ka një pasuri që kap shifrat e 15 miliardë dollarëve, raporton reuters.

Sundimtari i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum, thuhet se është pajtuar me këtë lëvizje dhe i ka uruar suksese Al Nahyanit.

Ish-presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed al Nahyan ndërroi jetë të premten, më 13 maj.

Këshilli i Lartë Federal u mblodh sot për të zgjedhur presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takim morën pjesë krerët e të shtatë emirateve. Bin Zayed Al Nahyan do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar.

Ndryshe, Atifete Jahjaga në cilësinë e presidentes së Kosovës ishte takuar me Sheikhun në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat