Tërmeti me magnitudë 5.6 ballësh goditi Kinën

Azia

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballësh goditi Kinën

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Edhe një tërmet ka goditur sot shtetin kinez, por deri më tani nuk po raportohen për dëme materiale apo viktima.

Një tërmet me magnitudë prej 5.6 ballësh goditi rajonin Tianpeng në Kinë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti ishte në një thellësi prej 19.9 km (12.37 milje), raporton reuters.

Epiqendra ishte rreth 248 km në veriperëndim të rajonit të Tianpengut.

Ndryshe, më 8 qershor, një tërmet me magnitudë 5.0 goditi rajonin Xinjiang të Kinës të mërkurën. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat