Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të ndalin dritat

Azia

Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të ndalin dritat

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 08:41
Tokio. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Qeveria japoneze u ka bërë thirrje banorëve të Tokios dhe zonave përreth që të përdorin më pak rrymë të hënën, teksa është paralajmëruar se mund të ketë mungesa, meqë Japonia është duke u përballur me valë të të nxehtit.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë pret që kërkesa për rrymë të jetë jashtëzakonisht e madhe pasdite.

Sipas ministrisë, njerëzit duhet të ndalin dritat e panevojshme, por që të përdorin kondicionerin, për të parandaluar sulmet e të nxehtit.

Sektori i energjisë në Japoni është përballur me vështirësi pas një tërmeti që është regjistruar në rajonin verilindor në muajin mars, çka ka rezultuar me pezullim të punës në disa centrale bërthamore.

Tash e sa javë autoritetet kanë paralajmëruar për krizë energjetike, teksa rriten temperaturat.

Përgjatë fundjavës, temperaturat në qendër të Tokios kanë arritur në mbi 35 gradë Celsius, derisa qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë rekorde prej 40.2 gradësh Celsius.

Kjo njëherësh ka qenë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Japoni, në muajin qershor.

Qershori shënon fillimin e verës në Japoni, me temperatura që zakonisht janë nën 30 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat