Irani tani është në gjendje të prodhojë një bombë bërthamore, thotë këshilltari i liderit suprem iranian

Azia

Irani tani është në gjendje të prodhojë një bombë bërthamore, thotë këshilltari i liderit suprem iranian

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Irani është teknikisht në gjendje të prodhojë një bombë bërthamore, por nuk ka vendosur nëse do ta ndërtojë një të tillë, tha të dielën një këshilltar i lartë i liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei për televizionin Al Jazeera të Katarit.

Kamal Kharrazi foli një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij katër-ditor në Izrael dhe Arabinë Saudite, duke u zotuar të ndalonte Iranin nga “marrja e një arme bërthamore”.

Komentet e Kharrazit ishin një sugjerim i rrallë se Irani mund të ketë një interes në armët bërthamore, të cilat i ka mohuar prej kohësh se i kërkon ato.

“Brenda pak ditësh ne ishim në gjendje të pasuronim uraniumin deri në 60 për qind dhe ne mund të prodhojmë lehtësisht uranium të pasuruar 90 për qind … Irani ka mjetet teknike për të prodhuar një bombë bërthamore, por nuk ka pasur asnjë vendim nga Irani për të ndërtuar një të tillë”, ka thënë Kharrazi.

Irani tashmë po rrit pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind, shumë më lart se kufiri prej 3.67 për qind sipas marrëveshjes bërthamore të Teheranit të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Uraniumi i pasuruar deri në 90 për qind është i përshtatshëm për një bombë bërthamore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat