​Indi: Autobusi bie nga ura, 7 të vdekur

Azia

​Indi: Autobusi bie nga ura, 7 të vdekur

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 21:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar kur një autobus me pasagjerë ka rënë nga ura mbi lumin Siwanne në rrethin Hazaribagh të Jharkhand sot pasdite.

Aksidenti ndodhi kur autobusi i nisur nga Ranchi, rrethi Giridih, goditi parmakët e një ure dhe ra në humnerë, sipas Manoj Ratan Chothe nga policia lokale.

"Tre pasagjerë vdiqën në vend, ndërsa katër të tjerë u shpallën të vdekur nga mjekët në Spitalin Sadar në Hazaribag. Shifrat e vdekjeve mund të rriten pasi disa janë plagosur rëndë”, tha ai.

Autoritetet lokale kanë dalë në vendngjarje për të monitoruar operacionin e shpëtimit.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka shprehur ankthin për humbjen e jetëve në aksident dhe është lutur për shërimin e të plagosurve.

“Në këtë orë tragjike, mendimet e mia janë me familjet e viktimave. Duke u lutur që të lënduarit të shërohen shpejt”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat