​Gratë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

Azia

​Gratë presin flokët në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:02
Gratë në Iran

Gratë në Iran po heqin shamitë e tyre dhe po presin flokët për të protestuar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Mahsa Amini, një grua kurde 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera. Ajo humbi ndjenjat pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar”.

Ka raportime se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

Më 18 shtator, ditën e varrimit të Aminit, në Iran shpërthyen protesta, ku gratë hoqën shamitë dhe i tundnin në ajër për të protestuar ndaj rregullave të mbajtjes së hixhabit që çuan në arrestimin e 22-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat