50 të vdekur nga protestat në Iran, presidenti paralajmëron për goditje vendimtare ndaj demostruesve

Azia

50 të vdekur nga protestat në Iran, presidenti paralajmëron për goditje vendimtare ndaj demostruesve

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Iranit ka bërë thirrje për një goditje ‘vendimtare’ ndaj protestave masive që kanë tronditur teokracinë islamike gjatë javës së kaluar pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të ndaluar nga policia morale e vendit.

Thirrja për masa të ashpra vjen ndërsa ajatollahët e vendit përpiqen të përballen me demonstratat e dhunshme mbarëkombëtare gjatë të cilave kanë humbur jetën të paktën 50 persona në më shumë se 80 qytete dhe qindra janë arrestuar.

Protestat shpërthyen në Iranin veriperëndimor një javë më parë në funeralin e Mahsa Amini, një gruaje kurde 22-vjeçare, e cila vdiq pasi ra në koma pas ndalimit nga policia e moralit duke zbatuar rregullat në veshjen e grave.

Media shtetërore citoi presidentin Ebrahim Raisi të shtunën të thoshte se Irani duhet “të merret me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit”.

Të premten, tubime të organizuara nga shteti u zhvilluan në disa qytete iraniane për t’iu kundërvënë protestave antiqeveritare, ndërsa marshuesit bënin thirrje për ekzekutimin e rebelëve dhe mbanin postera me shprehjen “Ne i bindemi liderit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat