Nëntë të vdekur në sulmet iraniane ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut

Azia

Nëntë të vdekur në sulmet iraniane ndaj rebelëve kurdë në veri të Irakut

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Irani ka sulmuar një grup opozitar iraniano-kurd në rajonin kurd të Irakut verior, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët kurdë.

Sulmet me raketa dhe dron të mërkurën u përqendruan në bazat në Koya, rreth 60 km në lindje të Erbilit, tha Soran Nuri, një anëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian. Grupi, i njohur me shkurtesën KDPI, është një forcë opozitare e armatosur e krahut të majtë që është e ndaluar në Iran.

Agjencia shtetërore e lajmeve dhe transmetuesi iranian IRNA tha se forcat tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit shënjestruan disa baza të një grupi separatist në veri të Irakut me “raketa precize” dhe një “dron vetëvrasës”.

“Ky operacion do të vazhdojë me vendosmërinë tonë të plotë derisa kërcënimi të zmbrapset në mënyrë efektive, bazat e grupeve terroriste të shpërbëhen dhe autoritetet e rajonit kurd të marrin përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre”, tha IRGC në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror.

Nëntë persona u vranë dhe 24 u plagosën, sipas ministrit të shëndetësisë të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Saman Barazanchi, raporton aljazeera.

Autoritetet iraniane kanë akuzuar separatistët iraniano-kurde me bazë në Irakun verior për përfshirje në protestat në Iran që kanë çuar në vdekjen e dhjetëra njerëzve.

Sulmet me dronë iraniane kishin në shënjestër një kamp ushtarak, shtëpi, zyra dhe zona të tjera përreth Koya, tha Nuri. Nuri e përshkroi sulmin si të vazhdueshëm.

Ndryshe, të shtunën dhe të hënën, forcat e IRGC-së lëshuan një valë sulmesh me dronë dhe artileri që synonin pozicionet kurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat