Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, mbi 700 të plagosur

Azia

Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, mbi 700 të plagosur

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 12:00
Indonezi

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur pas tërmetit që goditi sot ishullin indonezian Java, sipas një zyrtari lokal, shkruan Reuters.

Dyqanet , një spital dhe një shkollë në qytet kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti, sipas shtypit lokal. Mediat publikuan foto të disa objekteve në Siangur, çatitë e të cilave janë shembur.

Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet pasi ka shumë të bllokuar në rrënoja.

“Ne po u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë jashtë ndërtesave për momentin pasi mund të ketë pasgoditje”, tha drejtori i agjencisë meteorologjike të Indonezisë, Dvikorita Karnawati.

Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturin “unaza e zjarrit”.

Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi të paktën 25 viktima dhe 460 të plagosur në provincën e Sumatrës Perëndimore. Në janar 2021, një tërmet me magnitudë 6.2 shkaktoi mbi 100 të vdekur dhe afro 6500 të plagosur në provincën e Sulaëesi-t Perëndimor.

Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm dhe cunami në Oqeanin Indian shkaktuan rreth 230.000 viktima në shumë vende, shumica e tyre në Indonezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat